po ngarkohet...

Type to search

Pranoi mandatin e LSI-së, Amra Barova betohet në Parlament

Politikë

Pranoi mandatin e LSI-së, Amra Barova betohet në Parlament

Ndaje me miqtë

Sot në fillim të seancës plenare është betuar edhe deputetja e re e LSI-së, Amra Barova, duke marrë kështu zyrtarisht mandatin. Barova nuk ishte e pranishme seancën e kaluar.

Amra Barova ka lindur më 8 shtator 1992 në Shkodër. Pas studimeve të mesme në këtë qytet, ka përfunduar studimet për stomatologji në “Albanian University” në vitet 2010-2015. Si eksperienca pune, në CV-në e saj ajo rendit atë të pedagoges së jashtme me kohë të pjesshme në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit në periudhën nëntor 2016-mars 2017 dhe mjekes stomatologe në Drejtorinë e Shëndetit Publik nga marsi 2016.

Me betimin e saj, Parlamenti shkon në 99 deputetë, ndërsa pritet të marrin mandatin edhe Korab Lita dhe Halil Jakimi të Partisë Demokratike.

Aktualisht mazhoranca ka 79 deputetë, ndërsa tre deputetë nuk dogjën mandatet që në fillim. Janë betuar 17 deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa pritet të betohen edhe dy deputetë të tjerë.

79 deputetë të mazhorancës

Tre nuk u dogjën që në fillim:

  1. Lefter Koka
  2. Myslim Murrizi
  3. Rudina Hajdari

Janë betuar 17 deputetë:

  1. Ylli Shehu
  2. Aurora Mara
  3. Enver Roshi
  4. Edmond Rrushi
  5. Lefter Maliqi
  6. Alban Zeneli
  7. Ligoraq Karamelo
  8. Majlinda Halilaj
  9. Ediola Braha
  10. Edlira Hyseni
  11. Elda Hoti
  12. Ralf Gjoni
  13. Nimet Musaj
  14. Enada Kociraj
  15. Arben Elezi
  16. Adriatik Alimadhi
  17. Ambra Borova

Pritet të betohen 2 deputetë:

1.Korab Lita
2.Halil Jakimi