po ngarkohet...

Type to search

Prishen magazinat e peshkimit, masakër mjedisore në Durrës

Sociale

Prishen magazinat e peshkimit, masakër mjedisore në Durrës

Ndaje me miqtë

Prishja e magazinave brenda zonës së peshkimit në portin e Durrësit, ka shkaktuar një masakër të vërtetë mjedisore. Hidrokarburet, vajrat e djegura janë derdhur në tokë në zonën e magazinave dhe si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm kanë përfunduar në det.

Kohët e fundit, anijet e peshkimit u zhvendosën në portin e ri, ndërsa gjithë infrastruktura ekzistuese u prish pa asnjë lloj plani dhe kriteri, duke ndotur gjithë zonën përreth.

Ky nuk është problemi i parë i Durrësit me ndotjen, pasi vazhdimisht banorët dhe organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësimin për hedhjen e mbeturinave në det apo djegien e plehrave./Opinion.al