po ngarkohet...

Type to search

Prishet kampi i emigrantëve shqiptarë në Toulouse, historia e Erjonit

Sociale

Prishet kampi i emigrantëve shqiptarë në Toulouse, historia e Erjonit

Ndaje me miqtë

Policia franceze në Toulouse ka shkatërruar kampin e emigrantëve shqiptarë që ishin vendosur në ishullin Ramier.

Dhjetëra tenda dhe kasolle të improvizuara ishin vendosur në këtë zonë, ndërsa aksioni nisi që në orën 8 të mëngjesit të kësaj të enjteje.  Sipas mediave franceze në këtë kamp ishin rreth 100 emigrantë, me përjashtim të dy familjeve nga Maqedonia e Veriut, të tjerët shqiptarë.

Shumica dërrmuese e tyre janë azilkërkues, ndërsa ka një numër të lartë me fëmijë. “Ata ishin të përgatitur për ardhjen tonë. Çdo gjë shkoi sipas planit “, ka një nga zyrtarët lokalë.

Për mediat franceze ka folur dhe një emigrant shqiptar. Erjoni është 26 vjeç, ai arriti në Francë në fund të shkurtit dhe është babai i dy fëmijëve të vegjël.

“Në Shqipëri kisha shumë probleme, si të gjithë njerëzit që janë këtu, ndjeva rrezik, presidenti, qeveria, nuk japin asgjë për të ndihmuar njerëzit, ju duhet të paguani për gjithçka, madje edhe për tu vizituar tek doktor. Ndërsa këtu është më mirë, edhe nëse kemi jetuar në rrugë. Shpresoj të na japin një shtëpi, nuk e di”, ka thënë i riu shqiptar.