po ngarkohet...

Type to search

Qeveria dhuron para për Francën, harron Teatrin Kombëtar në Tiranë

Politikë

Qeveria dhuron para për Francën, harron Teatrin Kombëtar në Tiranë

Ndaje me miqtë

Qeveria shqiptare ka vendosur të dhurojë 100 mijë euro për rikonstruksionin e Katedrales së Parisit, e cila u dogj mbrëmjen e 15 prillit.

Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave, në shenjë solidarizimi me shtetin francez.

Ky solidarizim i papritur i qeverisë shqiptare për mbrojten e monumenteve kulturore vjen pikërisht në kohën kur në tiranë, prej më shumë se një viti qytetarë e artistë po protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Vitin e kaluar qeveria shqiptare bëri publik projektin për të shembur Teatrin Kombëtar dhe ndërtimin në tokën publike të një teatrit të ri dhe gjashtë kullave në pronësi të kompanisë Fusha. Ligji special me të cilin do të realizohej ky projekt përveç shkeljeve të kushtetutës shqiptare, cenonte dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Për këtë arsye, Komisioni Europian i kërkoi qeverisë shpjegime për rastin.

Argumenti kryesor i qeverisë, në përgjigje të Komisionit Europian, ishte se “pala publike nuk ka fonde publike për të ofruar për ndërtimin e një Teatri,” ndaj zgjodhi t’i japë tokë publike në qendër të Tiranës një kompanie private, në këmbim të një teatri të ri.