po ngarkohet...

Type to search

Reali humb ndaj vendit të parafundit, Zidane i zemëruar me skuadrën

Futboll

Reali humb ndaj vendit të parafundit, Zidane i zemëruar me skuadrën

Ndaje me miqtë

Real Madrid është mposhtur nga Rayo Vallecano i vendit të parafundit me rezultatin 1-0. Dëmtimi i Benzema ka detyruar Zidane të luajë me Bale dhe Mariano-n në sulm, ndërsa as Isco dhe as Asensio nuk ishin pjesë e formacionit.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Embarba nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 23’ të takimit. Kjo ishte hera e parë që Rayo Vallecano triumfon ndaj fqinjëve të shquar në La Liga për më shumë se 20 vite, ndërsa për Realin ishte humbja e dhjetë në kampionat.

Pas ndeshjes, Zinedine Zidane ishte i zëmëruar me lojtarët, duke thënë se po pret me padurim të mbarojë kampionati.

“Ne nuk bëmë asgjë nga minuta e parë në të fundit. Ndonjëherë nuk mund të shënosh, por ke shanse, ndërsa ne nuk kemi luajtur fare. Duhet të jemi shumë të zemëruar. Për vete jam shumë i mërzitur, sepse kemi lënë një imazh të keq. Edhe unë jam përgjegjës, jo vetëm lojtarët. Kërkoj falje për atë që bëmë sonte. Do të ishte më mirë që sezoni të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por kemi edhe tri ndeshje, duhet t’i luajmë ato. Duhet ta respektojmë lojën e futbollit, ta respektojmë këtë klub, të luajmë më mirë se sonte. Ajo që pamë sonte është e papranueshme”, tha Zidane.