po ngarkohet...

Type to search

Shemben shkallët, humbin jetën 14 nxënës

Bota Kryesore

Shemben shkallët, humbin jetën 14 nxënës

Ndaje me miqtë

Të paktën 14 nxënës kanë humbur jetën pas një rrëmuje që u shkaktua në një shkolle fillore në Nairobi të Kenias. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare fëmijët u zunë poshtë nga turma. Mësohet se ata sapo kishin mbaruar mësimin kur ndodhi ngjarja.

Numrin e viktimave e ka konfirmuar edhe ministri i Edukimit, George Magoha, i cili u shprehu ngushëllimet prindërve. Ndërkohë 40 nxënës të tjerë mbetën të lënduar, disa prej tyre rëndë sipas BBC-së.

Shkaku i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Policia ka nisur një hetim, dhe dyshohet se janë shembur shkallët çka detyruar nxënësit të vrapojnë. Të tjera media raportojnë se disa prej fëmijëve kanë rënë nga kati i tretë ndërkohë që vraponin.