po ngarkohet...

Type to search

Shpërndante drogë afër shkollave, pranga 41-vjeçarit në Vlorë

Kronikë

Shpërndante drogë afër shkollave, pranga 41-vjeçarit në Vlorë

Ndaje me miqtë

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Vlorës pasi sipas policisë shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit.

Pas ndalimit, policia realizoi një kontroll në shtëpinë e tij ku u gjetën 56 doza me lëndë narkotike kanabis sativa, të cilat u sekuestruan.

Për arrestimin e 41-vjeçarit me iniciale  M.V forcat e policisë kanë bashkëpunuar edhe me qytetarët.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar në gjendje të lirë një 23-vjeçar me iniciale R.Xh, të cilit iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga 41-vjeçari.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.