po ngarkohet...

Type to search

Shqiptarët e Kosovës dynden në Shqipëri, bllokohet rruga

Sociale

Shqiptarët e Kosovës dynden në Shqipëri, bllokohet rruga

Ndaje me miqtë

Rradhe kilometrike makinash në Rrugën e Kombit. Mediat lokale informojnë se prej orës 04.30 të mëngjesit të sotëm deri në 08:00 në Pikën Kufirare në Morinë kanë hyre 33.040 shtetas me 156 autobusë dhe 6700 mjete të vogla.

Siç e shihni edhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, radha e makinave është kilometrike. Duket se pas festës së Kurban Bajramit shqiptarët e Kosovës janë dyndur drejt bregdetit shqiptar.

Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun, por sa vjen e rëndohet, për shkak të ardhjes së mijëra pushuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës.