po ngarkohet...

Type to search

Si do të jetë moti deri të premten

Aktualitet Sociale

Si do të jetë moti deri të premten

Ndaje me miqtë

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, kështu ka nisur kjo e hënë. Po moti kështu do të jetë deri në fundjavë. Shërbimi meteorologjik, në faqen zyrtare ka bërë një pasqyrë të parashikimit te motit, ku reshjet nuk do të mungojnë çdo ditë.

Parashikimi:

Për javën në vijim mbi vendin tonë pritet ndikimi i kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe mot i “agravuar”.

Duke nisur nga dita e Hënë nga orët e para të mëngjesit (00:00) e deri në orët e mesditës (11-12:00) priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Specifikisht në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe ultësirën perëndimore reshjet pritet të jenë në formën e rrebesheve, breshërit dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës do të ketë edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i Jugut dhe shpejtësi deri në 25-30m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Ditët që pasojnë do të jenë kryesisht me mot të vranët dhe reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme ndërsa ditën e Mërkurë në zonën e Veriperëndimit reshjet përsëri të vazhdueshme me intensitet të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte që në orët e para të ditës priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Përgjatë ultësirës perëndimore, veriperëndim dhe jugperëndim deri në orët e mesditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve më pas ato humbasin intensitetin. Po e njëjta situatë pritet edhe për ditën e Premte.