po ngarkohet...

Type to search

Si Rama po sakrifikon Kosovën për karrierën e tij

Politikë

Si Rama po sakrifikon Kosovën për karrierën e tij

Ndaje me miqtë

“Të dy, si Vuçiçi dhe Rama po e përdorin konfliktin ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe Serbëve për të fituar kapital politik tek të huaj dhe brenda vendit. Të dy janë udheheqësa autoritar të cilët po shkatërrojnë lirinë dhe standartet demokratike”, u shpreh historiani i njohur gjerman Oliver Schmit, autori i librit “Skenderbeu” për të përditshmen gjermane Der Stadart.

Schmitt në intervistën e tij tha se:

“Është për të të habitur se si Rama vepron si lider i të gjithë shqiptarëve duke mbikaluar qeverinë e Kosovës. Ai do të fitojë autoritet tek ndërkombëtarët dhe në politikën vendase. Por në fakt ai qeveris një vend, popullsia e të cili sipas sondazheve dëshiron të emigrojë.

Një vend, i cili është kthyer në prodhuesin kryesor të kanabisit në Evropë, dhe ku krimi i organizuar ka kapur tashmë dy Ministra të Brendshmë, vëllai i Fatmir Xhafës, i cili dha dorëheqjen në tetor ka qënë i dënuar, ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim.

Studentët kanë protestuar për javë të tëra kundër mënyrës autoritare të Ramës, por pak media e raportuan atë.

Rama mund ta drejtojë vendin e tij si një kuti të zezë sepse në perëndim ka shumë pak njohuri për Shqipërinë. Në perëndim ai portretizohet si një artist dhe intelektual”.