po ngarkohet...

Type to search

Skandali me ushqimet, reagon Prokuroria e Përgjithshme

Sociale

Skandali me ushqimet, reagon Prokuroria e Përgjithshme

Ndaje me miqtë

Pas denoncimeve të rasteve të abuzimit me ushqimeve në emisionet investigative, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ajo i drejtohet Prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

Nga njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme, lihet të kuptohet se hapësira ligjore është shumë e ngushtë, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e këtij institucioni.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit  të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale. Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë  funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.