po ngarkohet...

Type to search

Studentët e maskuar protestojnë gjatë diplomimit: Hong Kongu i lirë, Revolucioni tani

Bota

Studentët e maskuar protestojnë gjatë diplomimit: Hong Kongu i lirë, Revolucioni tani

Ndaje me miqtë

Të enjten, studentë në Hong Kong, të veshur me maska të zeza të cilat janë të ndaluara, brohorisnin me parulla të ndryshme, gjatë diplomimit të tyre në Universitetin Kinez.

Studentët u shfaqën me disa pankarta në duar, ku shkruhej “Free Hong Kong, Revolution Now”.

Ata kundërshtuan ndalimin e maskave, masë që qeveria vendosi muajin e kaluar në përpjekje për të frenuar trazirat e dhunshme, të cilat kanë tronditur qytetin dhe qeverin kineze për më shumë se pesë muaj, raporton Reuters.

Me veshjen tradicionale të diplomimit, më shumë se rreth 1.000 studentë, brohorisnin ndërsa marshonin në ceremoninë e majës së malit, afër qytetit të Territorit të Ri të Sha Tin, duke bërë thirrje që qeveria t’i përgjigjet ‘pesë kërkesave të protestuesve’, jo një më pak ku përfshihet ‘E drejta universale në zgjedhjen e drejtuesit të qytetit’.

Një burrë që këndonte himnin kombëtar kinez, mbante një thikë gjatë ceremonisë së diplomimit, por më pas u mor nga oficerët e sigurimit.

Protestat filluan në lidhje me një projekt-ekstradim të shfuqizuar tani, i cili do të lejonte njerëzit të dërgoheshin në territorin e Kinës për gjykim, por tashmë kanë evoluar në thirrje për demokraci, një fund të ndërhyrjes kineze në liritë e premtuara të qytetit dhe një hetim të pavarur për brutalitetin e perceptuar të policisë.

Etiketime:

You Might also Like