po ngarkohet...

Type to search

Thesaret e vyera të Shqipërisë , 2300-vjeçare

Kulturë Kuriozitete

Thesaret e vyera të Shqipërisë , 2300-vjeçare

Ndaje me miqtë

Filipi II. Janë më shumë se 2300 vjet të vjetra.

Marrë nga profili i studiuesit të njohur, Frederik Stamati.

Image

Mbas zbulimit u analizuan me disa metoda si radiografi të rrezeve X, SXRF (Spektroskopi e Fluoreshences se Rrezeve X), mikroskopi optike, etj. Përbërja kimike e monedhave është argjend me pak bakër.

Rezultoi se thesari ishte futur në një qese e pastaj në një arkë të vogël prej druri, e cila u fut në një gropë pranë një banese dhe u mbulua me një rrasë prej guri. U zbulua si një bllok i formuar nga produktet e korrozionit.

Image

Zbërthimi i bllokut u bë kimikisht dhe zgjati dy javë. Edhe pastrimi i tyre u bë me rrugë kimike. Stabilizimi nga korrozioni u bë gjithashtu me koncepte kimie, duke u analizuar kimikisht për largimin e joneve që korrodojnë metalet dhe deri në përcjellshmëri elektrike konstante në kufijtë 7-8 mikrosiemens. Është zier e ftohur në ujë të distiluar 280 herë. E gjithë puna zgjati rreth 2 muaj.

Monedhat kanë nga një anë kokën e Herakliut, i cili mban mbi krye lëkurën e luanit të Nemeut. Herakliu është simbol i Dyrrahut si pjesëtar i grupit që themeloi qytetin dhe në anën tjetër Pegasin.

Ka edhe shumë kuriozitete të tjera, si monogramet e pritanit, nëpunësi që ishte përgjegjës për prerjen e monedhave, një gërmë të gërvishur, ndoshta e poseduesit të thesarit, etj.

Kanë kaluar disa vjet nga zbulimi dhe restaurimi dhe thesari vazhdon të ruhet shumë mirë, gjë që dëshmon për një punë të një niveli të lartë, të kryer në ish-Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë, i cili operonte në nivelet më të larta, të krahasueshme me ato që kanë laboratorët e tjerë të avancuar në botë.

Image

Image

Image