po ngarkohet...

Type to search

Tjetër rrjedhje nga PD, kush kandidat do të marrë mandatin

Politikë

Tjetër rrjedhje nga PD, kush kandidat do të marrë mandatin

Ndaje me miqtë

Një tjetër kandidat nga listat e PD-së, ka dalë kundër vendimit unanim të selisë blu, duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, si hap i parë drejt marrjes së mandatit të deputetit.

Bëhet fjalë për Arlind Çarçanin nga listat e qarkut të Korçës.

Nga ana tjetër, opozita e bashkuar vijon qëndrimin në rrugë përmes protestave duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.