po ngarkohet...

Type to search

U largua pas tërmetit, nëna nga Durrësi lind në Prizren

Sociale

U largua pas tërmetit, nëna nga Durrësi lind në Prizren

Ndaje me miqtë

Manushaqe Hoda nga qyteti i Durrësit, u detyrua të largohej drejt Prizrenit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Edhe pse në muajin e fundit të shtatzanisë, ajo u detyrua të largohej drejt Kosovës, aty ku ka sjellë në jetë dhe të birin.

Manushqja tregoi tronditjen që ka përjetuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, teksa shfaqi mirënjohjen e thellë ndaj popullit të Kosovës dhe bluzave të bardha.

“ Nga tërmeti nga gjendja e keqe, jetuam në çadra dhe pastaj ra ky i dyti shumë i rëndë dhe u tronditëm familjarisht. Këtu jemi trajtuar shumë mirë, më mirë s’ka. Njerëz shumë të dashur, shumë të mirë, shumë të sjellshëm. Për çdo gjë pronto. Ma mirë nuk ka. Edhe në Shqipëria nuk do kisha kaq shumë… faleminderit për gjithçka”-tha nëna e re.