po ngarkohet...

Type to search

Vendimi i parlamentit holandez, Kryemadhi: I vë vulën dështimeve të Ramës

Politikë

Vendimi i parlamentit holandez, Kryemadhi: I vë vulën dështimeve të Ramës

Ndaje me miqtë

Në një dalje për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbajtur qëndrimin e saj mbi vendimin e Holandës për rikthimin e vizave. Kryemadhi tha se kjo është një goditje e rëndë për Shqipërinë, por mbi gjithçka ajo quajti shqetësues motivacionin e kësaj kërkese.

“Debati dhe vendimmarrja e djeshme e parlamentit holandez për t’i propozuar KE-së kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë në rrugëtimin e europian të Shqipërisë dhe për mundësinë e mohimit të një të drejte të fituar me shumë sakrifica 10 vite më parë siç ishte e drejta për lëvizjen e lirë, pa viza drejt Schengen. Motivacioni i këtij mocioni është edhe më i rëndë pasi ai ka të bëjë me cenimin e sigurisë kombëtare të Holandës nëpërmjet shtimit të grupeve kriminale me origjinë shqiptare dhe veprimtarisë së tyre në atë vend”, deklaroi Kryemadhi.

Në fjalën e saj, kryetarja e LSI-së tha se kjo gjë i vë vulën dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisë Rama.