po ngarkohet...

Type to search

Zbulohen arsyet pse Kryeministri mbajti në “frigorifer” Kajmakun: Pasojat e djegies së kryebashkiakut të Vorës

Analiza Editoriale Kryesore Politikë

Zbulohen arsyet pse Kryeministri mbajti në “frigorifer” Kajmakun: Pasojat e djegies së kryebashkiakut të Vorës

Ndaje me miqtë

Tashmë është fakt djegia e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili i ka dhënë një goditje të fortë 30 qershorit të Edi Ramës, por edhe ka nxitur një proces politik që
mund të rifusë në sistem opozitën e larguar nga Kuvendi dhe pushteti vendor që në shkurt të këtij viti. Siç mësohet, Rama e ka mbajtur in hold rastin Kajmaku, të cilin mësohet se e ka ditur se është “me cen në biografi” prej kohësh. Biznesmenin e luleve, të cilin e ka propozuar vetë Rama pas një ofrimi nga deputetët e PS-së Sadi Petrela dhe Ervin Bushati, e kanë abandonuar prej dy muajsh krerët socialist, që kur opozita denoncoi skedën e tij penale. Edhe pse është pjesë e organizatës socialiste të Vorës dhe një kontribues me shuma të mëdha parash prej vitesh, Kajmaku shprehej tek miqtë e tij se partia e ka lënë vetëm dhe mësohet se e shoqja që drejton biznesin ka pësuar traumë të rëndë. Largimi i Kajmakut ndërkohë që edhe Shkodra është pa kryebashkiak, pritet që të sjellë një fenomen domino, pra një proces real elektoral që sipas të gjitha gjasave
mund të çojë edhe në zgjedhje të parakohshme vendore, nga fillimi i vitit të ardhshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot, në mënyrë unanime votoi pro shkarkimit të kryebashkikut të Vorës, Agim Kajmaku. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe tashmë Kajmaku nuk është më kryebashkiaku i Vorës, për shkak se kishte fshehur një ndalim nga një procedim i zhvilluar në shtetin grek. Kryeministri Rama është njoftuar nga KQZ në lidhje me këtë vendim, dhe tashmë ai duhet të firmosë shkarkimin e Kajmakut dhe më pas duhet të njoftojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në këtë Bashki. Ajo që mbetet me pikëpyetje tashmë është mënyra se si do të veprojë presidenti Meta në lidhje me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Vorë. Meta nuk e ka bërë një gjë të tillë për Shkodrën, pas shkarkimit nga KQZ të Valdrin
Pjetrit, dhe nuk dihet se si do të veprojë në rastin e Kajmakut. Kjo, për shkak se nëse ai do të caktonte një datë tjetër, do të legjitimonte 30 qershorin, të cilin Meta nuk e njeh.