po ngarkohet...

Type to search

Zbulohet data dhe çmimi i kripur, ja sa duhet të paguani për një foto me Malumën! Koncerti i shumëpritur në Tiranë

Uncategorized

Zbulohet data dhe çmimi i kripur, ja sa duhet të paguani për një foto me Malumën! Koncerti i shumëpritur në Tiranë

Ndaje me miqtë

Këngëtari kolumbian Maluma, së shpejti do të mbajë koncert në Tiranë.

Si pjesë e turneut të tij botëror, një nga këngëtarët më të kërkuar në botë, i cili numëron miliarda klikime në Youtube, do të zhvillojë një koncert në Tiranë në mes të Marsit.

Por, nëse shikojmë në faqen zyrtare të koncerteve që do të realizojë këngëtari në turneun e tij botëror, të këtij viti, mungon mundësia e blerjes së biletave për Shqipërinë. Madje në listën kryesore, Tirana nuk shfaqet fare.

(Lista e koncerteve të Malumës)

Koncerti i tij i parë i fillim-turneut nis në Dubai me 14 shkurt, dhe i fundit daton më 2 prill në Mbretërinë e Bashkuar. Mes kësaj liste, Shqipëria nuk pikas ndër emrat e renditur.

Por, nëse shkojmë në Meet & Greet, del fotoja promovuese e turneut të këngëtarit kolumbian, “Maluma World Tour, Tirana 14/03/2020”, duke caktuar datën e saktë, me një çmim të kripur për shqiptarët.

(Blerja e Meet & Greet)

Që do të ketë një koncert, të këngëtarit me famë botërore, kjo është e sigurt, por se kur do të aktivizohet butoni për të blerë një biletë, mbetet enigmë