po ngarkohet...

Type to search

Zbulohet një planet i ri i banueshëm?

Kuriozitete

Zbulohet një planet i ri i banueshëm?

Ndaje me miqtë

Tre planete jashtë sistemit tonë diellor janë vërtetuar nga astronomët. Madje njëri prej tyre, GJ 357 d, madje mund të jetë i banueshëm, megjithatë tani për tani është ende në ngricë.

Universiteti i Göttingenit, që merr pjesë në studimet ndërkombëtare në këtë fushë thotë se të tre planetët e zbuluar rrotullohen rreth Diellit GJ 357 në konstelacionin e yjeve Gjarpëri i Ujit (Hydra). Ky diell përbën një të tretën e masës dhe të madhësisë së Diellit tonë.

Dy planetë të nxehtë

“Ne e quajmë GJ 357 b, tokë e nxehtë”, shpjegon Stefan Dreizler nga Instituti për Astrofizikë në Univesritetin e Göttingenit. Planeti ka një temperaturë ekuilibri të llogaritur prej rreth 250 gradë Celsius.

Gjatë vëzhgimeve të tyre astronomët hasën në sinjalet e dy exoplanetëve të tjerë: GJ 357 c dhe GJ 357 d. Edhe planeti GJ 357 c sipas përllogaritjeve duhet të jetë shumë i nxehtë, me një temperaturë ekuilibri prej rreth 130 gradë Celsius. Masa e tij është të paktën 3.4 herë më e madhe se ajo e Tokës.

Minus 53 gradë Celsius

Planeti GJ 357 d është sipas shkencëtarëve shumë larg diellit të tij, ndaj vështirë se ai mund të jetë i banueshëm, ai ndodhet në periferinë ekstreme të një zone të banueshme të sistemit të tij. Me një temperaturë të llogaritur prej minus 53 gradë Celsius ky planet duket në vështrim të parë si i pamundur që të banohet. Por “nëse planeti ka një atmosferë të dendur, që duhet të përcaktohet në studimet e mëtejshme, ajo mund të thithë ngrohtësi të mjaftueshme për ta ngrohur planetin dhe për të lejuar depërtimin e ujit në sipërfaqen e tij”, shkruajnë studiuesit.