po ngarkohet...

Type to search

Zhytësja filmon kandilin e detit në madhësinë e trupit të saj

Kuriozitete

Zhytësja filmon kandilin e detit në madhësinë e trupit të saj

Ndaje me miqtë

Një kandil deti madhështor në madhësinë e një njeriu ka habitur një zhytës në brigjet jug-perëndimore të Anglisë.

Krijesa e pabesueshme – një kandil deti në formën e një fuçie – u zbulua pranë Falmouth nga biologia Lizzie Daly, e cila e përshkroi takimin si një “takim që të lë pa frymë”.

“Ishte një përvojë e paharrueshme”, shtoi ajo. “Unë e di se një kandil në formë fuçie është gjigant por nuk ma kishte marrë mendja në të tilla përmasa. Ishte gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë”, tha ajo.

Daly, i cili po eksploronte ujërat si pjesë e fushatës së saj “Wild Ocean Week”, shtoi se kandili i detit ishte i madh sa ajo.

Ata zakonisht rriten deri në një metër dhe peshojnë deri në 25 kilogramë, sipas The Wildlife Trusts por në përmasa të tilla që shkojnë përtej 1 m është më e rrallë.